
Në këtë periudhë kur i gjithë vendi ndodhet në emergjencë nga koronavirusi, edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk bën përjashtim.
Monika Kryemadhi ka publikuar një fotografi ku shihet duke hekurosur, ndërsa nëpërmjet saj uron Ditën e Verës.
“Ditën e Verës e festojmë ndryshe këtë vit. Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes. Gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie, por ndërsa marrim masat e duhura dhe lutemi për më të mirën, le të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë pranë.
Të kujdesemi për familjen, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkë do t’ia dalim. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






