Transmetuar më 14-03-2020, 11:44

Po punohet ditë dhe natë për ti bërë ballë emergjencës shëndetësore të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Ndërsa në Itali dhe shumë shtete të tjera po luftohet virusi në repartet e sëmundjeve infektive dhe terapive intensive, në Izrael po punohet për krijimin e një vaksine të re.

Në laboratorin e Ness Ziona, pranë Tel Aviv, në Izrae, po kryhen një sërë hapash të rëndësishëm për të kuptuar virusin e rrezikshëm.

“Kemi zbuluar thuajse rastësisht se koronavirusi kas një strukturë shumë të ngjashme me atë të një virusi tjetër që po studiojmë. Për këtë arsye mund të themi se jemi në hapa shumë të mirë. Tashmë do të duhen edhe pak javë për të nisur testimin e vaksinës tek njeriu dhe disa muaj, për të qenë gati”, thotë njëri nga studiuesit, Anthony Fauci. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd