Koronavirusi, Presidenti maqedonas dërgon Ushtrinë në kufi me Shqipërinë
Transmetuar më 14-03-2020, 11:00

Presidenti Maqedonisë, Stevo Pendarovski, dërgon Ushtrinë në kufi me Shqipërinë, pas përhapjes së rasteve me koronavirus.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai bën me dije se ka marrë vendim për të vendosur Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të mbështetur vetëqeverisjen lokale në Dibër dhe Qendër Zhupë dhe për të mbështetur forcat policore të Ministrisë së Brendshme në sigurimin e një pjese të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë në territorin e komunës së Dibrës.

“Vendimi u mor për të parandaluar përhapjen e virusit COVID19 dhe për të shmangur pasojat e epidemisë, pas deklarimit të një krize në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë. Njësitë e Ushtrisë do të koordinojnë aktivitetet e tyre dhe do të bashkëpunojnë me pushtetin vendor në Qendër Zhupë, policinë, Qendrën e Menaxhimit të Krizave dhe institucionet e tjera shtetërore të përfshira në trajtimin e krizës”, shkruan Pendarovski.

Në Shqipëri, numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 38, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, janë konfirmuar 14 raste. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Loading...