Transmetuar më 13-03-2020, 23:11

Bashkia e Fierit i ka bërë thirrje shoferit të vetëizolohet pasi transportoi familjen nga Dërmenasi, të cilët rezultuan pozitiv me koronavirus.

‘Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19, i bëjmë thirrje shoferit që ka transportuar familjen e Eduart Sulo nga Zogu i Zi në Dërmënas që të vetë-izolohet dhe të kërkojë menjëherë ndihmën mjekësore, pasi kjo familje është e prekur nga virusi. Transporti i kësaj familjeje është bërë në datën 3 mars, rreth orës 7:00’, njofton Bashkia.

Ndër të tjera, thekson se është mbyllur dhe izoluar edhe dyqani ku familja e infektuar ka kryer pazaret gjatë kësaj kohe.

‘NjA Dërmënas ka marrë menjëherë masat duke njoftuar mbylljen dhe izolimin e njësisë tregëtare, që u ka oftuar shërbim gjatë kësaj kohe’, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjete sociale.

Bashkia kërkon bashkëpunimin e të gjithëve dhe bën thirrje që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi dhe të kenë higjenë maksimale personale për veten dhe të tjerët./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd