Transmetuar më 13-03-2020, 21:18

Policia Kufitare ka njoftuar qytetarët që duan të kalojnë drejt Malit të Zi se do të bllokohet lëvizja e personave apo mjeteve në Muriqan e Vermosh për arsye të koronavirusit.

Sipas njoftimit të palës malazeze, ky vendim do të vihet në zbatim nga mbrëmja e sotme 21:00, 13 mars 2020 deri në një urdhër të dytë.

Kurse në PKK Hani i Hotit do të vazhdojë lëvizja, si në hyrje dhe në dalje, si për shtetasit edhe për mjetet.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd