Molla ju ndihmon për të rënë nga pesha, njihuni me përfitimet e tjera
Transmetuar më 13-03-2020, 19:30

Humbja e peshës është një proces i ngadaltë dhe kërkon shumë disiplinë. Përveç dietës dhe stërvitjes, ne mund të përdorim disa receta natyrale, të cilat na ndihmojnë të djegim më shumë yndyrë, duke shpejtuar metabolizmin.

Uji i mollës është një recetë e mirë për të na ndihmuar të humbim peshë, e cila ndihmon në shpejtimin e metabolizmit dhe djegien e yndyrës.

Përfitimet e ujit të mollës

-Shpejton metabolizmin;

-Ndihmon në kontrollin e diabetit;

-Ndihmon në kontrollin e niveleve të kolesterolit;

-Ndihmon në uljen e ënjtjes;

-Është i mirë për zorrët;

-Ndihmon në eliminimin e natriumit;

-Ndihmon në tretjen e yndyrnave;

-Lufton radikalet e lira;

-Ndihmon në ngadalësimin e plakjes.

Uji i mollës mund të përdoret si zëvendësues i ujit të zakonshëm dhe duhet të pihet gjatë gjithë ditës.

Përbërësit:

-Ujë: 2 litra;

-1 mollë;

-1 Kanellë (shkop).

Përgatitja:

1.Lajini mollën dhe shkopin e kanellës;

2.Vendosni ujin në një enë;

3.Hiqni lëkurën dhe mollën priteni në copa;

4.Vendosni copat e mollës dhe shkopin e kanellës në enën me ujë;

5.Lëreni të pushojë për gjysmë ore;

6.Pijeni gjatë gjithë ditës.

Këshillë: Pini ujin për 30 ditë rresht, pastaj bëni një pushim për 7 ditë dhe filloni përsëri trajtimin.

E rëndësishme: njerëzit me probleme me presionin e gjakut nuk duhet ta konsumojnë këtë recetë, pasi ajo përmban kanellë./b.l/noa.al/

Loading...