Transmetuar më 13-03-2020, 18:23

NOA.al – 13 Mars 2020 – Autoritetet italiane publikuan para pak çastesh situatën e 24 orëve të fundit në këtë vend për pasojat e infektimit me koronavirus.

Të dhënat e fundit tregojnë se janë shtuar me 2547 rastet e infektimit duke e çuar në 17660 numrin e përgjithshëm të personave të prekur.

Në 24 orët e fundit humbën jetën 250 njerëz duke arritur në 1266 shifra totale e të vdekurve.

Ndërkohë në gjendje kritike për jetën janë 1328 njerëz kurse 14955 të tjer janë në gjendje më pak serioze.

Ndërsa kanë vdekur 1266 vetë, janë shëruar 1439 të tjerë.

/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd