Transmetuar më 13-03-2020, 16:56

Gjiganti farmaceutik zviceran Roche ka njoftuar se ka marrë aprovim nga rregullatorët amerikanë për një mënyrë më të re dhe më të shpejtë për testin e koronavirusit.

Të premten, Administrata Amerikana për Ushqime dhe Ilace bëri kërkesë urgjente për autorizim të përdorimit të testit, i cili është 10 herë më i shpejtë se kiti i qeverisë amerikane.

Testin mund të sjellë rezultatet shumë më shpejt se të tjerat që po bëhen aktualisht, tha Roche.

Përhapja e testit është e nevojshme në këtë kohë kur koronavirusi po përhapet me shpejtësi dhe ka infektuar më shumë se 134 mijë persona në të gjithë botën dhe ka marrë jetën e më shumë se 5 mijë personave.

‘Ne jemi duke zhvilluar shpejtësinë që të jetë 10 herë më shumë’, tha Thomas Schinecker, kreu i Roche.

Testet e reja të Roche, të cilat gjithashtu do të jenë të disponueshme në tregjet që pranojnë certifikimin evropian të markës CE, mund të japin rezultate brenda tre orësh e gjysmë, tha kompania.

Në një periudhë 24-orëshe, makineritë raportohet se mund të përpunojnë deri në 4,128 teste.

‘Është e rëndësishme të zbuloni shpejt dhe besueshëm nëse një pacient është i infektuar me virusin’, tha Schinecker, duke këmbëngulur se shpejtimi i procesit të dhënies së diagnostikimit të besueshëm është thelbësor për të luftuar këtë sëmundje të rëndë.

Roche tha se do të kishte miliona teste në dispozicion çdo muaj, dhe se ishte e angazhuar të shtyjë kufijtë e kapacitetit të saj prodhues dhe të prodhojë sa më shumë teste të jetë e mundur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd