Transmetuar më 13-03-2020, 15:07

Ish-deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi denoncon se nuk arrin dot që të lidhet me kreun e Urgjencës, pasi e pengon mesazhi i Kryeministrit Edi Rama.

Teksa donte të kërkonte ndihmë për një rast infarkti, ai nuk mundi për shkak të mesazhit të kreut të qeverisë.

Gjithçka e denoncon me video dhe me fjalët që gjeni më poshtë:

“Të dashur qytetarë!

Në këto momente si deputet i zonës kam nevojë që të lidhem urgjent për një pacient që është në gjendje kritike për jetën me Drejtorin e Urgjencave Kombëtare zotin: Skënder Brataj. Në vend që të lidhem me të dëgjoni se çfarë ndodh!!!!

Pacienti është shumë rëndë, pret shpëtim jo propagandë! Kjo është kriminale!” /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd