Transmetuar më 13-03-2020, 14:53

Vijojnë të rriten rastet e koronavirusit në Gjermani, ku tashmë po preken edhe fëmijët.

Një fëmijë vetëm 2 vjeç, është shtruar në terapi intensive në spitalin e Potsdam, pasi doli pozitiv ndaj Covid-19.

Vogëlushi nga Berlini u shtrua të hënën në spitalin e Potsdam, pasi në spitalin më të madh në Brandeburg, nuk kishte më vend.

Për shkak të rëndimit të gjendjes vogëlushi u fut në terapi intensive.

Profesori i klinikës Thomas Erler, deklaroi për mediat se, “Unë jam i bindur se ky koronavirus nuk do të ndalet as përpara të sapolindurve dhe fëmijëve”.

Në Gjermani, numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 3117, ndërkohë që 7 janë viktima. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd