E rëndë, vritet me armë zjarri tifozi i klubit shqiptar
Transmetuar më 13-03-2020, 13:20

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën. Pas një atentati me armë zjarri në lagjen “Arbëria” ka ndërruar jetë tifozi i “Plisave” Lekë Bulliqi, i cili nuk arriti t’i përballonte dot plagët e marra. Lajmi është bërë publik nga tifogrupi “Plisat” nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

“Pas një atentati me armë të ndodhur dje në lagjen “Arbëria”, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot (13.03.2020) shoku jonë Lekë Bulliqi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe ndërroi jetë.

Leka, hiç më pak se para 5 ditëve ishte me ne në Gjilan në përkrahje të klubit të zemrës. Bëjmë thirrje në organet kompetente që të zbardhet rasti, dhe autorët e rastit të marrin dënimin e merituar.

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe gjithë Plisat. Për kohën e varrimit ju lajmërojmë më vonë. Pusho i qetë Lekë!”, thuhet në njoftimin e tifogrupit Plisat./b.l/noa.al/

Loading...