



Koronavirusi vijon që të përhapet gjithnjë e më shumë në shtete të ndryshme, duke mos kursyer as pushtetarë, as pasanik dhe as sportistë.
Rasti më i fundit i të prekurit me koronavirus vjen nga Australia.
Ministri i Brendshëm, Peter Dutton, ka rezultuar pozitiv ndaj virusit të rrezikshëm.
Lajmi u konfirmua prej tij në Twitter duke shkruar, “Këtë mëngjes u zgjova me temperaturë dhe dhimbje fyti. Lajmërova menjëherë departamentin e Shëndetësisë në Queensland dhe iu nënshtrova testit për Covid-19, i cili rezultoi pozitiv. Jam mirë dhe do ju mbaj të informuar”.
Deri më tani numri i të prekurve në Australi ka shkuar në 160, ku 3 persona kanë gjetur vdekjen. /a.y/noa.al
Tirana, Durrësi dhe 6 qarqe në izolim, Rama: Nga e premtja ndërpritet qarkullimi i automjeteve
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





