Transmetuar më 13-03-2020, 09:16

Ivan Gentile, shefi i repartit të sëmundjeve Infektive në poliklinikën Università Federico II të Napolit në Itali, ndodhet në spital i shtruar, pasi është prekur nga koronavirusi.

Ai thotë se është treguar i kujdesshëm gjatë punës së tij dhe se nuk e di se si e ka marrë virusin.

“Me siguri virusi është në qarkullim në ajër. Sot të rrezikuar janë edhe ata që nuk kanë qenë në zonat e kuqe. Duhet të kuptojmë se virusi tashmë, mund të qarkullojë në të gjitha ambientet”, thotë Gentile në një intervistë për mediat italiane.

Ai shton se distanca prej një metër është e mjaftueshme për pjesën më të madhe të njerëzve, të paktën nëse nuk takon një super shpërndarës.

Gentile tregon se të shtunën e kaluar kuptoi se ishte prekur nga virusi i rrezikshëm, pasi ndihej i dobët dhe kishte temperaturë dhe më tej tamponi zbuloi se ishte prekur nga virusi.

“Nuk doja ta besoja! Vetëm të mërkurën u inaugurua reparti anti Covid-19, pa mua. Sapo tamponi të rezultojë negativ, do të kthehem menjëherë në punë”, thotë ai.

Shefi i repartit Infektiv, iu bën thirrje qytetarëve që të rrinë në shtëpi dhe të shmangin çdo kontakt, teksa shtojnë, “Është e vështirë, por është mënyra e vetme”. /a.y/noa.al

Tirana, Durrësi dhe 6 qarqe në izolim, Rama: Nga e premtja ndërpritet qarkullimi i automjeteve

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd