Transmetuar më 13-03-2020, 08:00

Kryedemokrati Lulzim Basha jep një mesazh për mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv në Tiranë, ku po kurohen të prekurit me koronavirus.

Duke publikuar fotografi dhe mesazhin e dhënë prej tyre ai i quan heronj.

“Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë! Jeni heronjtë tanë! Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkëqytetarëve tuaj”, shkruan Basha.

Më tej shpreh mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej tyre dhe thotë se askush nuk i sheh çuditshëm dhe se e gjithë Shqipëria i sheh me admirim për punën dhe përkushtimin.

“Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, thotë Basha. /a.y/noa.al

Njihuni me heronjtë e Infektivit në Tiranë: E dimë që na shihni çuditshëm, kemi një mision që nuk do ta kuptoni!

Tirana, Durrësi dhe 6 qarqe në izolim, Rama: Nga e premtja ndërpritet qarkullimi i automjeteve

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd