Rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, futbollisti i Juventusit jep mesazhin e rëndësishëm
Transmetuar më 12-03-2020, 18:00

Disa orë pasi rezultoi pozitiv ndaj koronavirus, futbollisti i Juventusit Daniele Rugani ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë.

“Do të keni lexuar lajmet dhe kjo është arsyeja pse unë dua të siguroj të gjithë ata që shqetësohen për mua, se jam mirë. Unë i ftoj të gjithë të respektojnë rregullat, sepse ky virus nuk bën asnjë dallim! Le ta bëjmë atë për veten tonë, për të dashurit tanë dhe për ata që na rrethojnë “, shkroi Rugani në Twitter.

Rugani, i cili luan gjithashtu për skuadrën kombëtare italiane është futbollisti i parë në shtetin fqinj që infektohet me virusin që vijon të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Numri i rasteve të infektuara me Covid-19 në Itali kanë arritur mbi 12 mijë, një ditë pasi OBSH e shpalli pandemi. Deri tani, janë raportuar 827 viktima, vendi i dytë në botë pas Kinës që është më i prekuri nga koronavirus.

Juventus, i cili ka fituar titujt e fundit të Serie A ka njoftuar rezultatin e futbollistit në faqen zyrtare dhe mediat lokale.

Klubi thotë se Rugani dhe ata që e kanë kontaktuar së fundmi janë izoluar. Gjthashtu thekson se futbollisti nuk ka patur asnjë shenjë të sëmundjes.

Juventus pati stërvitje të mërkurën, por nuk dihet nëse Rugani ishte i pranishëm. Klubi konfirmoi se ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo ndodhet në Portugali për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të nënës së tij, e cila pësoi goditje në tru javën e kaluar./a.m/noa.al

Loading...