‘Ku e di zoti kryeministër se shqiptarët do të kapen në masën 80 përqind nga gripi?’
Transmetuar më 12-03-2020, 17:25

Nga Artan Fuga

Statistikat bëhen më pas jo përpara!

Wow, ku e di zoti kryeministër siç raporton media se shqiptarët që do të kapen në masën 80 përqind nga gripi nuk do të kenë asnjë shenjë sepse do ta ngordhin virusin!!!

80 përqind apo 81 përqind e tyre?

Ku e di !

Ku e di se nga 20 përqind të tjerët, 80 përqind e tyre do ta kenë grip të zakonshëm.

Pse jo 19 përqind?

Mos i ka INSTAT -i të dhënat përpara sesa jeta t’i prodhojë?

Nga e di që 20 përqind e atyre 20 përqindëve të mbetur do t’a kenë keq dhe do jenë për spital?

Pse jo 21 përqind?

Pra në spital priten vetëm 20 përqind e 20 përqindshit, pra 1 në 10 të sëmurë. Të tjerët në shtëpi!

Pra ngelen ca kokrra mbi 60 vjeç që pranojmë në spital!

Më kujton parimin statistikor të Schumpeter sipas të cilit çdo gjë që ndodh ndodh e ndarë në 80 përqind dhe 20 përqind!

Çdo gjë që ndahet, ndahet 80 me 20, prerje e artë! Je brenda!

Sikurse ndodh me statistikat e dikujt që parashikon shpërndarjen e votës!

Çfarë përgjegjësie … statistikoreeeeee!!!

Loading...