Transmetuar më 12-03-2020, 15:11

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë bën një njoftim të rëndësishëm për gjithë ata qytetarë që kanë aplikuar për viza.

Në njoftim thuhet se për shkak të kufizimeve në qarkullimin rrugor, ditën e premte, më 13, sektori i vizave do të jetë i mbyllur.

“Duke filluar nga e hëna, më 16.03.2020, në rast se nuk do të ketë ndryshime, ne do të jemi përsëri në shërbimin tuaj. Përgjithësisht për hyrjen në sektorin e vizave duhet patur parasysh: Nisur nga rreziku i lartë i infektimit të virusit COVID-19 Ambasada sjell qartësisht në vëmendje të aplikuesve, që përpara zyrës së vizave të mbahet një distancë prej të paktën 2 metrash nga njëri-tjetri”, thotë ambasada.

Më tej shton se aplikuesit, që shfaqin simptoma të virusit temperaturë e lartë, kollë apo që në 14 ditët e fundit kanë udhëtuar në Itali apo Greqi apo në një nga zonat me risk të lartë, janë të lutur të mos paraqiten në datën e aplikimi të tyre dhe të njoftojnë për këtë ambasadën përmes email-it [email protected] në mënyrë që takimi të mund të shtyhet. /a.y/noa.al

Tirana, Durrësi dhe 6 qarqe në izolim, Rama: Nga e premtja ndërpritet qarkullimi i automjeteve

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd