Transmetuar më 12-03-2020, 12:49

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor shqiptar do të mbyllë shërbimet e saj në të gjithë Shqipërinë deri në një urdhër të dytë.

Kështu thotë Kryeministri Edi Rama, i cili kërkon “ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe nuk fitohet ndryshe”.

Më tej thotë se nuk jemi në emergjencë as për patenta të reja as për ndryshime të pronësisë së mjetit, “po për të mbrojtur veten, njëri-tjetrin dhe Shqipërinë nga armiku i padukshëm që na vjen të gjithëve rrotull, duke kërkuar pengje në familjet tona”. /a.y/noa.al

Tirana, Durrësi dhe 6 qarqe në izolim, Rama: Nga e premtja ndërpritet qarkullimi i automjeteve

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd