Transmetuar më 11-03-2020, 23:18

Një grua e moshuar është viktima e parë nga koronavirusi në Republikën e Irlandës.
Pacientja kishte simptoma respiratore para se mjeku ti bënte një test për Covid-19.
E moshuara rezultoi pozitive dhe ndërroi jetë sot, pavarësisht se mjekët u përpoqën ta mbanin jetë me anë të trajtimeve.
Shefi i mjekësisë, Tony Holohan tha: ‘Unë do të doja ti shprehja ngushëllimet e mia familjes dhe miqve të pacientes. I kërkoj medias dhe publikut që të respektojnë privatësinë e tyre në këtë kohë të vështirë’.
Ndërkohë, numri i të infektuarve nga koronavirusi në Irlandë është 42, nga të cilët asnjëri nuk është në gjendje kritike./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





