Transmetuar më 11-03-2020, 21:14

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas dekretimit të tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Ambasadorja Kim shkruan në “Twitter” se mirëpret emërimin dhe se është një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdojë.

“Ne e mirëpresim emërimin nga Pres. @ilirmetazyrtar prej 3 anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë – një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund.

Tani, ne duhet të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë”, shkruan ambasadorja Kim.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar 3 emrat e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Bëhet fjalë për Sokol Sadushajn; Ervin Pupen si dhe Ilir Panda./b.l/noa.al/

Emrat/ Presidenti Meta dekreton emërimin e tri gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd