
Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur në 15, konfirmon ministrja Ogerta e Shëndetësisë.
" Në total deri në këto momente, janë testuar 241 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 15 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 12 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 2 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje", tha Manastirliu në një deklaratë.
Gjendja shëndetësore e të prekurve paraqitet si vijon:
Katër persona janë të shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa 10 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetëizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator. 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID-19 janë në vetëkarantinim.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se po merren masa për të përballuar situatën nëse numri i të infektuarve rritet.
"Nëse një numër më i madh se 100 e pak pacientë, do të jetë spitali Shefqet Ndroqi. Nëse do kemi numra më të mëdhenj, do të jenë më pas spitalet rajonale që po përgatiten për flukse më të shtuara.
80% e rasteve janë asimptomatikë, pra nuk kanë nevojë të marrin trajtim në spital", tha Manastirliu.
Ditën e sotme u konfirmua edhe viktima e parë nga koronavirus, një grua 73-vjeçare. Mjekët e infermierët që kishin kontakt me të moshuarën dhe dyshohej se ishin infektuar kanë rezultuar negativë ndaj Covid-19.
Ndërkohë janë mbyllur baret, klubet e natës, restorantet, shkollat dhe subjektet kulturore me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





