Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, 2 të arrestuar
Transmetuar më 11-03-2020, 15:13
Droga e sekuestruar

Një operacion i policisë së Korçës i koduar “Sprinter”, ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta pas një muaji hetimesh.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i R. L., 38 vjeç dhe J. K., 27 vjeç, banues në Korçë. Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj 10 personave të tjerë, banues në Korçë, Pogradec dhe Maliq.

Gjatë zhvillimit të fazave të këtij operacioni, u dokumentua me prova ligjore aktiviteti kriminal i shtetasve të mësipërm, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë kundrejt pagesës, në qytetin e Korçës.

Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, si edhe 4 kokrra metadoni.

Ndaj tyre materialetiu referuan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al

Loading...