Me kokainë në makinë, kush është i arrestuari nga “Gracka”/ Emri
Transmetuar më 11-03-2020, 12:48
Foto ilustruese

Një operacion i policisë së Fierit i koduar “Gracka” ka vënë në pranga një person i cili shpërndante kokainë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbrëmjen e djeshme, e martë, nga ana e policisë u finalizuan operacioni antidrogë të koduar duke u vënë në pranga Lorenc Bonjaku, 41 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Ford” që drejtohej nga i dyshuari, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Dyshohet se 41-vjeçari merrej me shpërndarje droge, ndërkohë që ndaj tij hetimet janë në vijim.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al

Loading...