Transmetuar më 11-03-2020, 12:40

“Jam me arsim 8 klasë. Nuk jam gylenist dhe asnjëherë nuk kam qenë pjesë e asnjë partie politike. Xhaxhai im ka qenë gylenist dhe aktualisht po gjykohet në Turqi. Prandaj kam frikë të kthehem në vendin tim se mos përndiqem për shkak të tij”.

Kjo ka qenw dëshmia e Selami Simsek pranë zyrtarëve të Policisë se Shtetit, ku argumentoi kërkesën për azil politik në Shqipëri.

Shtetasi turk që fitoi lirinë në Apel për akuzën e falsifikimit të vizave është përballur me një peripeci tjetër.

Menjëherë pas daljes nga paraburgimi ai u shoqërua në Laprakë në Drejtorinë e Migracionit dhe Kufirit, ku pariqiti kërkesën për azil politik, menjëherë aty u njoftua se Simsek do të transferohet në qendrën e azil kërkuesve në Babrru.

Selami Simsek është arrestuar më 8 korrik 2019 teksa nëpërmjet aeroportit të Rinasit ai tentonte të largohej jashtë vendit me destinacion Kanadanë. Atij iu sekuestrua pasaporta false e cila e çoi në pranga, ndërsa të njëjtin fat pati dhe shoku i tij Harun Celik i cili u deportua me një procedurë ende me shumë pikëpyetje./b.l/noa.al/