Transmetuar më 11-03-2020, 09:51

Në një situatë kur vendi është prekur nga koronavirusi, Partia Socialiste vendosë që të ndërpresë të gjitha takimet.
Kreu i grupit parklamentar socialist Taulant Balla iu ka dërguar një mesazh drejtuesve të PS, që të anulojnë të gjitha takimet e planifikuara deri në 3 prill.
“Kolegë, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës, ju lutem pezulloni të gjitha takimet e partisë deri në datën 3 prill!”, shkruan Balla. /a.y/noa.al
Koronavirusi në Shqipëri, Qeveria mbyll shkollat, ndërpriten fluturimet me veriun e Italisë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





