
“Frikë jo, kujdes po!” Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama, duke publikuar pamjet e aksionit të policisë për të mbyllur, lokale, palestra dhe ambiente ku grumbullohen njerëz, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Janë mbyllur mbrëmë diskot, klubet e natës, palestrat dhe nga sot edhe mjediset e mbyllura për argëtimin e fëmijëve… faleminderit të gjithë pronarëve të tyre për mirëkuptimin dhe kontributin konkret në vijën mbrojtëse të luftës”, shkruan Rama.
Ai bën me dije se masat shtrënguese do të vijonë sipas planit dhe kontributi i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh.
“Të bashkuar, një shtet, një familje”, shkruan në mbyllje kreu i qeverisë. /a.y/noa.al
Koronavirusi në Shqipëri, Qeveria mbyll shkollat, ndërpriten fluturimet me veriun e Italisë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





