Transmetuar më 11-03-2020, 08:31

Konfirmohet në Turqi rasti i parë me koronavirus! Lajmin e ka dhënë ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, gjatë një konference të jashtëzakonshme në Ankara.

Ai bëri me dije se bëhet fjalë për një mashkull i cili është në trajtim, ndërkohë që familjarët e tij po mbahen në mbikëqyrje.

“Pacienti kishte udhëtuar në Europë prej nga është infektuar. Bëj thirrje që qytetarët të mos dalin jashtë vendit”, deklaroi Koca.

Megjithatë shtoi se një apo disa raste nuk duhet të konsiderohet epidemi.

Numri total i të prekurve nga koronavirusi në të gjithë botën ka arritur në 119248, ndërkohë që të vdekurit kanë shkuar në 4300. /a.y/noa.al

Koronavirusi në Shqipëri, Qeveria mbyll shkollat, ndërpriten fluturimet me veriun e Italisë

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd