Transmetuar më 10-03-2020, 15:19

Pas pak minutash pritet një mbledhje e jashtëzakonshme qeverie nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Noa.al mëson se në këtë mbledhje do të miratohen disa masa të reja shtesë për përballimin e situatës me koronavirusin.

Një prej vendimeve që pritet të miratohet është ai për caktimin e ditëve të pushimit nga 11 deri më 23 mars 2020 për një nga prindërit e fëmijëve që ndjekin çerdhet, kopshtet dhe arsimin e detyrueshëm njëvjeçar.

Vendimi përfshin punonjësit e administratës publike në vend, por ai vjen për zbatim dy ditë pasi u mbyllën të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat e universitetet.

Po ashtu qeveria do ti drejtohet me thirrje edhe subjekteve private që të aplikojnë të njëjtin vendim por nuk do ti detyrojë ligjërisht ato.