Transmetuar më 10-03-2020, 14:50

Një person është gjetur i vdekur në rrethana të paqarta, në zonën e Sukthit në periferi të Durrësit.

Rreth orës 13:15, në Fermë Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth shtetasi E.K.,44 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd