Transmetuar më 10-03-2020, 14:04

Një mësuese matematike në Itali i ka dërguar një letër prekëse babait të saj në Calabria për shkak të situatës së koronavirusit.

Katya Imbalzano, prej kohësh jeton në Lombardi dhe ka vendosur të mos kthehet në shtëpi pasi mund të jetë e infektuar dhe nuk do ta cojë në shtëpi.

Me anë të një shkrimi në Facebook, ajo i thoshte:

“I dashur baba, në këtë orë të gjithë po ia mbathin nga Milano për t’iu bashkuar të dashurve të tyre. Unë nuk e kam bërë.

Mos mendo që nuk të dua… të dua kaq shumë saqë kam vendosur të të qëndroj larg. Më thuaj që je mirë dhe po më merr të gjitha masat parandaluese, është mirë kështu. Të dua nga largësia. Do të përqafohemi shpejt”.

Postimi është bërë viral dhe Katya tregoi se e mori këtë vendim për njeriun që do shumë, i cili është i vjetër.

“U preka nga pamjet e eksodit të shumë personave që, të frikësuar, ktheheshin tek njerëzit e tyre me trenin e parë të disponueshëm. Menjëherë mendova për njeriun që dua më shumë, babin, që është i vjetër dhe në këto momente ndodhet larg meje. Sigurisht, që mendimi i parë ishte të braktisja gjithçka e të nisesha, pastaj reflektova dhe nuk e bëra për të mirën e tij”, u shpreh ajo./a.m/noa.al

Koronavirusi në Shqipëri, Qeveria mbyll shkollat, ndërpriten fluturimet me veriun e Italisë

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd