
Numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka arritur në 10. Ministria e Shëndetësisë ka dhënë këshillat se cilat persona duhet të vetëizolohen dhe çfarë duhet të bëjnë familjet për tu vetëizoluar.
"Vetëizolimi ka të bëjë me persona që janë pozitivë jo domosdoshmërisht të sëmurë me shenja klinike. Kemi 2 lloj izolimesh, në spital dhe shtëpi. Në spital ke shenja klinike.
Vetëizolimi bëhet nga epidemologu dhe mjeku i familjes dhe nuk kanë shenja. Vetëkarantinimi bëhet mes personave që kanë histori udhëtimi, kanë kontakt me persona të dyshuar, nuk kanë shenja.
E kemi theksuar që është shenja respiratore, ka temperaturë ose pamjaftueshmëri në frymëmarrje, edhe atyre u bëhet testi", tha mjekja Albana Fico.
Në deklaratën për mediat, Fico tregoi se çfarë duhet të bëjë një familje në shtëpi.
"Në vetëkarantim ke për detyrë të qëndrojë 14 ditë në shtëpi nga dita e kontaktit me rastin e dyshuar, të vendosë një maskë, nëse ia lejon ambienti brenda shtëpisë që të vendosë maskë, të qëndrojë në një dhomë të izoluar", përfundoi ajo./a.m/noa.al
Lexo edhe: Katër raste të reja me koronavirus në Shqipëri, 2 të rasteve të para, 2 të reja
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





