Transmetuar më 10-03-2020, 12:41

Austria ka njoftuar se italianët do të ndalohet të hyjnë në vend, përveç atyre që kanë certifikatë mjekësore.

Ky vendim erdhi me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Qeveria italiane vendosi kufizime të udhëtimit në të gjithë vendin, kancelari Sebastian Kurz tha se austriakët që ktheheshin nga Italia do të duhej të izoloheshin për dy javë.

Deri tani, Austria ka 157 raste me koronavirus.

Kurz tha që numri është ende shumë i ulët por sëmundja ishte vdekjeprurëse.

Austria dhe Italia ndajnë një kufi në veri të rajonit të Tirolit Jugor të Italisë. Të martën, Tiroli Jugor, i përbashkët me pjesën tjetër të Italisë, mbylli të gjitha qendrat kulturore dhe kufizoi hyrjen në bare dhe kafene në orët e ditës./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd