Transmetuar më 10-03-2020, 12:00

Një studim i bërë nga një grup shkencëtarësh të rajonit të Guanxhout dhe Harvard School of Public Health, dëshmon se dinamika e përhapjes së coronavirusit ndikohet ndjeshëm nga faktorët klimatikë si temperatura, lagështia.

Kështu shkruan sot ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, teksa poston të dhëna rreth studimit që duken shpresëdhënëse lidhur me dinamikën e përhapjes së virusit të frikshëm që deri më tani ka shënuar 6 të prekur në vendin tonë.

Postimi i Edmond Panaritit

Temperatura mjedisore 8.72 gradë celsius pikë kthese në përhapjen e infeksionit të koronavirusit! Një studim mbi dinamikën e përhapjes së coronavirusit i cili na jep shpresë! Vetë Presidenti Donald Trump në daljet publike ka theksuar se me ngrohjen e motit dhe hyrjen e Prillit, kurba e infeksionit të koronavirusit do të bjerë ndjeshëm.

Por Center of Diseases Control e Amerikës dhe shumë qendra të tjera kërkimore universitare, shprehen se megjithëse urojnë për vërtetësinë e parashikimit të presidentit nuk mundet ende ta vërtetojnë ate.. Por duket se një studim i kryer nga një grup shkencëtarësh të rajonit të Guanxhout dhe Harvard School of Public Health, dëshmon se dinamika e përhapjes së coronavirusit ndikohet ndjeshëm nga faktorët klimatikë si temperatura, lagështia.

Ky studim ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet me koronavirus të shfaqura globalisht, përfshirë edhe rastet në mbi 400 qytete në Kinë që nga data 20 Janar deri në 4 Shkurt. Këto të dhëna epidemiologjike, janë modeluar krahasuar dhe përpunuar në mënyrë kompjuterike me treguesit meteorologjikë të këtij harku kohor në zonat përkatëse ..

Ka dalë një e dhënë mjaft interesante! Numri i rasteve të infeksionit me koronavirus është rritur në mënyrë lineare me temperaturën e mjedisit deri kur ajo ka shënuar vlerën 8.72 gradë celsius. Por me rritjen e mëtejshme të temperaturës së mjedisit, numri i rasteve ka shënuar rënie. Por në studim thuhet se vetëm temperatura dhe ndryshimi i motit, pa masat parandaluese të forta nuk do të mund ta kontrollojë e vetme infeksionin./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd