Transmetuar më 10-03-2020, 11:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzon kërkesën e 12 nismëtarëve të shoqërisë civile, të cilët kërkuan referendum për ndryshuimin e sistemit zgjedhor.

Tre anëtarë të KQZ votuan kundër kërkesës, ndërsa kryetari Klement Zguri dhe përfaqësuesja socialiste Rezarta Bitri, votuan pro kërkesës, duke mos arritur kuorumin e nevojshëm.

Nënkryetari i KQZ, Denar Biba tha se referendumi nuk bëhet për të shuar kureshtjen, por se kushton po aq sa një palë zgjedhje normale.

Nga ana e tij kryetari Zguri deklaroi se ligjvënësi prej vitesh nuk sjell ligjin për referendumet dhe se “Legjislacioni në fuqi pengon qytetarët të shprehen drejtpërdrejt”.

Një nga nismëtarët e kërkesës, ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, nuk shprehu habi për rrëzimin e kërkesës dhe se është diçka që e priste. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd