Transmetuar më 10-03-2020, 10:29

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim i ka shkuar në zyrë Kryeministrit Edi Rama.
Takimi mes tyre ka nisur rreth orës 10.00 të paradites së sotme, dhe vjen një ditë pasi qeveria shqiptare mori masat pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus.
Qeveria shqiptare vendosi ndërprerjen e mësimit për dy javë dhe fluturimet me zonën e kuqe të Italisë, aktivitetet kulturore dhe dëgjesat publike.
Këto masa erdhën pasi deri më tani zyrtarisht janë konfirmuar gjashtë të prekur me virusin e rrezikshëm. /a.y/noa.al
Koronavirusi në Shqipëri, Qeveria mbyll shkollat, ndërpriten fluturimet me veriun e Italisë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





