Transmetuar më 10-03-2020, 10:10

Pas djalit 28 vjeçar P.K., banues në Tiranë i cili erdhi me rrugë tokësore nga Italia dhe solli koronavirus duke infektuar katër të tjerë, një tjetër burim i këtij infeksioni është një djalë 31 vjeçar i ardhur nga Milano.

Ky 31 vjeçar bëhet burimi i dytë i identifikuar i koronavirusit në Shqipëri. Shqetësim ngjall fakti se ai ka udhëtuar me avion nga Milano në Rinas ku mund të ketë infektuar ose mund të jetë infektuar nga njerëz të tjerë, ka kryer veprimet e daljes në aeroportin tonë dhe më tej ka lëvizur lirisht nëpër Tiranë derisa mbrëmë u identifikua me koronavirus.

Zv. kryeministri Erion Braçe ka dhënë detaje të reja për 31-vjeçarin i cili është i gjashti i infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Braçe thotë se djali 31 vjeçar kishte qëndruar vetëm një ditë në Milano për të vizituar dajën e shtruar në spital atje.

"I infektuari i 6-te eshte nje djale i ri qe ka shkuar vec per disa ore ne Milano, “per te pare dajen e shtruar ne spital atje”! Veç kaq pak eshte dashur! Pastaj dashuria e madhe per njeri tjetrin ketu e perhap me qejf virusin! Ndaj, nëse ke qenë në Itali, vetekarantinohu! Rri ne shtepine tënde! Shpëton veten dhe gjithkënd që do! Bëje tani!“, thekson Braçe.

Nga ana tjetër Braçe përcjell një mesazh për të gjithë ata që kanë vizituar Italinë përgjatë dy javëve të fundit.

“Njerez nese keni qene ne itali dy javet e fundit rrini ne shtepi! Mos dilni! Mos shkoni ne kafe a restorante! Infektoni te tjere keshtu! Ky virus shfrytezon fort menyren tone te jeteses; E dime mire, ne jemi popull shume social, “behemi shume” me njeri tjetrin!", – shkruan Braçe.

Flet i riu nga spitali

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd