
Pasi mbrëmjen e djeshme Presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk ka vend për panik sa i përket koronavirusit në Shqipëri, mëngjesin e sotëm jep një tjetër mesazh.
“Lulet po shtohen! Pranvera nuk ndalet!”, thotë ai, teksa publikon një fotografi mes luleve.
Një mesazh me për të dhënë shpresë për virusin e rrezikshëm.
Në një deklaratë për mediat, u shpreh se prioritet është shëndeti i qytetarëve dhe qeveria duhet të marrë masa për sigurinë e jetës.
“Mbështes të gjithë personelin mjekësor, mjekët dhe infermierët në mbarë vendin që do iu duhet të përballen me këtë rrezik serioz. Apeloj angazhimin e strukturave shtetërore me forcat më të kualifikuara. Iu bëj thirrje të gjitha institucioneve vendore e qendrore të marrin masa për sigurimin e çdo qytetari, nisjen e trajnimeve të personelit, përcaktimin jo vetëm të karantinave por dhe të pajisjeve dhe të gjithçkaje të domosdoshme që duhet për trajtimin e të prekurve. Po ndjek situatën hap pas hapi”, deklaroi Meta. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





