
Përhapja e koronavirusit gati ka arritur në përmasa pandemike, deklaroi OBSH të hënën.
"Tani që koronavirusi ka prekur shumë shtete, kërcënimi i një pandemie mund të jetë i vërtetë", tha drejtori i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Por ai shtoi se kjo nuk do të jetë e para pandemi në histori që mund të kontrollohet. Zyrtarët e OBSH
"Ne nuk jemi në mëshirën e virusit", shtoi ai.
Zyrtarët e OBSH treguan se numri i të infektuarve është mbi 100,000, dhe më shumë se 100 vende kanë raportuar raste.
OBSH e përcakton pandeminë si "përhapje në të gjithë botën e një sëmundje të re". Përcaktimi bëhet bazuar në përhapjen gjeografike të sëmundjes, ashpërsinë e sëmundjeve që ajo shkakton dhe efektet e saj në shoqëri./a.m/noa.al
Koronavirusi në Shqipëri, Qeveria mbyll shkollat, ndërpriten fluturimet me veriun e Italisë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





