Transmetuar më 09-03-2020, 17:45

Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur një video mesazh me qëllimin ndalimin e përjapjes së koronavirusit, Covid-19. Aty ka disa udhëzime bazike dhe praktike mbi identifikimin dhe trajtimin e rasteve të infektuara, si dhe orientimin e qytetarëve për rastet emergjente.

Ndër këshillat që jepen janë:

Lani shpesh duart me ujë e sapun për të paktën 20 sekonda dhe përdorni dezifektantë;

Gjithmonë mbani shami letre me vete për t’i përdorur për kollën dhe tështimat;

Hidhni menjëherë në kosh shaminë e letrës pas përdorimit;

Përdorni këndin e brrylit kur tështini;

Mos prekni me duar sytë, hundën dhe gojën;

Nëse keni udhëtuar në një vend të prekur nga koronavirusi dhe keni temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, telefononi urgjencën kombëtare 127./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd