Transmetuar më 09-03-2020, 17:12

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve duke i bërë thirrje qeverisë që të kompensojë një prej prindërve.

Në shkrimin e tij në Facebook, Basha shkruan: "Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura."

Më herët, gjatë një deklarate, Basha  u bëri apel qytetarëve që të mos jenë në panik por të respektojnë rekomandimet.

Këto janë vendimet që u morën sot nga qeveria:

1.Mbyllja e të gjitha institucioneve arsimore publike dhe jopublike në të gjitha nivelet dhe në të gjithë vendin.

2.Mbyllja e aktiviteteve publike apo jopublike, grumbullimet, konferencat, koncerte, tubime, dëgjesa publike deri më 3 prill 2020.

3.Pezullimi i fluturimeve direkte apo lidhjes detare me veriun e Italisë deri në datë 3 prill.

4.Vetëkarantinim i detyruar për qytetarët që vijnë nga nga "zonat e kuqe" të vendeve të prekura.

5.Strukturat shëndetësore do të mbështesin të gjithë personat e identifikuar që kanë hyrë.

6.Moszbatimi i urdhrit është i dënueshëm të ligjit për parandalimin e sëmundjeve infektive.

7.Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore, do të kryhen vetëm me autorizim.

8.Kufizim i lëvizjes së shoqëruesve dhe familjarëve për pacientët, në spital ndalohet hyrja e familjarëve apo shoqëruesve. Me përjashtim kur kërkohet nga mjekët apo Drejtoria e Spitaleve.

9.Jepen 400 milionë lekë për mbështetjen e sistemit shëndetësor në kuadër të masave paraprake për parandalimin e koronavirusit do të shkojnë për fuqizimin e flotës së aparaturave dhe rritjen e stokut të mjeteve mbrojtëse personale./a.m/noa.al

Koronavirusi në Shqipëri, Qeveria mbyll shkollat, ndërpriten fluturimet me veriun e Italisë

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd