Transmetuar më 09-03-2020, 12:17

Moderatorja e njohur Hygerta Sako është në zi, pasi mëngjesin e sotëm ka humbur një prej njerëzve më të shtrenjtë.

Babai i Hygertës është ndarë nga jeta, duke shkaktuar hidhërim të thellë në familje.

Moderatorja poston një fotografi të tij shoqëruar me dedikimin prekës:

“Babai im i shtrenjtë, mbreti im, sot u nda nga jeta. Na la pas zemërthyer e shpirtcopëtuar por iku nga kjo botë si bashkëshort, baba e gjysh i gëzuar. T’u ndritte shpirti aty ku do shkosh, engjëlli im. Varrimi bëhet nesër në orën 11.00”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd