


Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë paraditen e sotme, pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Shqipëri, u komunikua ndërprerja e shkollave me dy javë.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini konfirmon zyrtarisht se u vendos nga Task Forca për Koronavirusin që të mbyllen institucionet arsimore për periudhë dyjavore, deri më 23 mars 2020.
Vendimi hyn në fuqi sot më 9 mars 2020 pra nga sot mësimi ndërpritet.

Shahini sqaron se, “Kjo për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri. Masa është parandaluese dhe frenuese nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik. Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi”.
Po ashtu thotë se fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës dhe për këtë arsye do të pezullohet mësimi në institucionet arsimore.
Masat që secili prej nesh duhet të ndërmarrë individualisht:
-Të lajmë duart shpesh për 20 sekonda;
-Të evitojmë takimin deri në 1 metër largësi;
-Të evitojmë grumbullimet e njerëzve. /a.y/noa.al
Koronavirusi në Shqipëri, Qeveria mbyll shkollat, ndërpriten fluturimet me veriun e Italisë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





