

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu akuzobn qeverinë se është e papërgatitur për përballimin e koronavirusi.
“Akoma dhe sot Rama pa trasparencë dhe pa strategji! Megjithëse jemi para një fakti të paralajmëruar apo më mire të parandodhur, mbledhja e sotme e Qeverise tregoi se vazhdohet ne amulli e vetëm fasadë. Bëhen deklarata “të sigurta” mbi baza të paqarta, që kanë rëndësi për të ndjekur rastin e gjendjen reale të vendit, thjesht për t’u shmangur…”, shkruan Shehu.
Më tej shton se deklarohet se kontaminimi është “importuar” me rastin “zero” të ardhur nga Firenze para mbi dhjetë ditesh, por pyet se nga mund të dalë një siguri e tillë kur Firenze akoma nuk ka deklaruar asnjë rast të prekur.
Sipas tij, kjo gjë ka rëndësi të madhe të sqarohet për arsye tonat epidemiologjie, aq më shumë mbas kaq ditësh kthimi në Tiranë dhe së dyti nuk jepet asnjë e dhënë se sa prej kontakteve të aferta të të dy të prekurve në ditët e përparshme janë identifikuar e çfarë do të bëhet me ata.
Shehu pyet nëse do të vendosen në karantina të specializuara, ku, apo do të vazhdohet me “strategjinë” e rrezikshme për t’u lënë të “izoluar” në banesat e tyre, thelbësore kjo?
“Fatkeqësisht, shoh se qeveria nuk thotë asgjë për sistemin tonë shëndetësor, masat urgjente të domosdoshme të disa përmirësime (megjithëse jemi shumë vonë) të domosdoshme në organizimin e tij, realitetin e furnizimet me bazë materiale konsumi, që mungon edhe për personelin, çështje organizative, mobilizimi të resurseve njerëzore etj., etj. Nuk thotë asgjë për gjendjen e reparteve infektive, strategjinë për mënyrën e vendin ku e si do të trajtohen këta të sëmurë në nivel vendi”, deklarohet ndër të tjera.
Ai shton se Rama nuk thotë asgjë për gjendjen dhe domosdoshmërinë e forcimin e shërbimeve të reanimacioneve (aq sa mund të bëhet tani), thelbësore këto për uljen e vdekshmërise etj.
Së fundi Rama e “zgjidhi qesen”, ka dhënë rreth 3.5 milionë dollarë, përsëri shumë shumë pak, shton ish-ministri duke vazhduar të bëjmë shakara të rrezikshme e humbim kohe, siç po veprohet prej janarit.
“Dhe si mbyllje dua të shpreh tërë solidaritein tim me të prekurit, familjarët e tyre, duke deklaruar gatishmërinë e plotë për të kontribuar pa rezerva në përballimin e kësaj gjendje të jashtëzakoneshme”, thotë Tritan Shehu. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





