Transmetuar më 09-03-2020, 10:13

Dogana e Hanit të Hotit, ka rrëzuar deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë që pretendon se dy shtetasit e prekur nga koronavirusi kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike, raporton Top Channel.

Pas kontrollit të bërë në sistemin TIMS nga data 20 shkurt dhe deri më sot, as P.K. dhe as V.K. nuk rezultojnë të kenë kaluar në Han të Hotit.

“Ndërkohe djali P.K. është regjistruar në TIMS në Muriqan me datën 26 Shkurt.

Babai i tij, shtetasi V.K. nuk ka asnjë hyrje apo dalje nga Shqipëria përmes pikave të kalimit kufitar me Malin e Zi”, behet me dije.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd