Transmetuar më 09-03-2020, 02:04

Situatë shqetësuese në burgjet italiane, po precipiton orë pas ore me viktima.

Në burgun e Modena, janë vrarë tre të dënuar. Autoritetet thonë se nuk kanë vdekur nga përdorim force ndaj tyre.

Nuk jepen detaje për moshën dhe identitetet e tyre.

Më herët noa.al raportoi se e diela ishte një ditë e tensionuar në burgjet italiane. Në godinat e burgut të Frosinone, të burgosurit tentuan të largohen duke hipur nëpër mure.

Ansa raporton se të paktën 100 të dënuar, dolën në mjediset e jashtme të ajrimit dhe iu sulën mureve për t’i kapërcyer, por u penguan nga rojet e sigurisë.

Të burgosurit nisën një protestë duke deklaruar se kanë frikë të qëndrojnë brenda burgjeve nga infeksion i mundshëm nga koronavirusi.

Policia e Shtetit iu bashkua gardianëve për të neutralizuar situatën, citon noa.al agjencinë italiane të lajmeve.

Orët e fundit raportohet se të burgosurit kanë krijuar barrikada në mjediset e burgut dhe nuk lejojnë t’u afrohen gardianë dhe policë.

Coronavirus, nel carcere di Modena i detenuti incendiano i reparti: “Paura contagi”. Proteste anche a Frosinone e Poggioreale

Disa zjarre raportohet të jenë ndezur nga të dënuarit edhe në burgun San Domenico.

Situatë e ngjashme raportohet dhe në burgjet e Modena dhe Napolit. Të burgosurit kanë arritur me dhjetëra prej tyre të ngjiten në taracat e godinave të burgjeve.

“Jemi në tratatativa me të burgosurit”, tha Stefano Anastasia nga drejtoria e burgjeve të Lacios. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd