

Telefonat smarthphone, mund të jenë shkaktarët kryesorë të dhimbjes së kokës, në raport me ata që i përdorin fare pak.
Është kjo ajo që del nga një studim i botuar në revistën shkencore ‘Neurology Clinical Practice’, në të cilin janë përfshirë 400 pacientë me dhimbje të ndryshme koke.
“Përdorimi në rritje i smartphonëve ka shtuar gjithnjë e më shumë dhimbjet e kokës”, thotë drejtuesi i studimit Deepti Vibha, i Institute of Medical Sciences të New Delhi dhe anëtar i American Academy of Neurology.
Në studim më shumë se gjysma e pjesëmarrësve përdornin rregullisht smartphone, ndërsa pjesa tjetër nuk kishin celular të tillë.
Rezultoi se përdoruesit e spartphone kishin dhimbje të vazhdueshme koke, gjë që nuk ndodhte me pjesën tjetër. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





