

Një agjent i policisë së burgjeve në Itali, i cili shërbente në burgun e Vicenza, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, duke përfunduar në koma.
Bëhet fjalë për një 28-vjeçar, i cili ka rezultuar pozitiv nga analizat e kryera, ndërkohë që prej ditësh ankohej për simptoma gripi.
Agjenti u fut në koma famracologjike nga mjekët, në mënyrë që të ndihmohej dhe lehtësohej në frymëmarrje.
Situata e agjentit i cili ndodhet në terapi intensive po përmirësohet dhe mjekët po mendojnë që ti shkëpusin frymëmarrjen artificiale.
Në burgun e Vicenza ka rreth 400 të burgosur dhe aty punojnë rreth 200 policë burgjesh.
Kolegët e agjentit të shtruar në spital po ju nënshtrohen kontrolleve, në mënyrë që të shmanget përhapja e mëtejshme e virusit.
Deri më tani nuk ka dyshime për të prekur mes të burgosurve, ndërkohë që verifikimet janë në vijim. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





