
Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim të veçantë për ditën e gruas me anë të një videoje që thotë shumë, ku simbolika janë mustaqet që përfaqësojnë burrat dhe trëndafilat që përfaqësojnë gratë.
“Mirëmëngjes me një urim të përzemërt të gjitha grave e vajzave shqiptare, që janë gjysma me e mirë e këtij populli”, shkruan Rama teksa ndan një video.
Në të jepet me përqindje përfaqësia e grave në qeveri në video që nga viti 1991.
Në video thuhet se në qeverinë e Ylli Bufit ku ka pasur 100% burra, ashtu sikundër edhe në qeverinë e Vilson Ahmetit, Aleksandër Meksit dhe Bashkim Finos.
Më tej thuhet se në qeverinë e Fatos Nanos ka pasur 9% gra, në qeverinë e Pandeli Majkos 11%, në qeverinë e Ilir Metës 24%, në qeverinë e Sali Berishës 6% dhe në qeverinë e Edi Ramës sot 50%./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





