Transmetuar më 08-03-2020, 10:08

Parandalohet një tentativë për trafikim të drogave të forta në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, duke vënë në pranga dy persona.

Pas shkëmbimit të informaciomeve me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, efektivët e policisë kufitare kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedes-Benz” me drejtues shtetasin I. F., 40 vjeç dhe pasagjer shtetasin B. H., 49 vjeç, të dy banues në Korçë.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, punonjësit e Policisë Kufitare kanë vijuar me kontrollin fizik ndaj dy të dyshuarve.

Si rezultat i kontrollit fizik, 49-vjeçarit B. H., i është gjetur e fshehur në trup një pako e presuar me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1028.2 gramë, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e uniformave blu u bëç arrestimi në flagrancë i të dyshuarver për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, ndërkohë që hetimet ndaj tyre janë në vijim. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd