



Një hotel me pesë yje në qytetin Quanzhou të Kinës që përdorej për të izoluar personat e infektuar me koronavirus është shembur.
Deri tani thuhet se kanë qenë 73 persona brenda, por shifra nuk është konfirmuar ende.
Ekipet e emergjencës vijojnë të kërkojnë për 30 persona që mund të kenë mbetur nën rrënoja.
Një video e publikuar nga mediat kineze tregon punëtorët që përpiqen të nxjerrin njerëz dhe ti kalojnë menjëherë në ambulanca.
Hoteli me 80 dhoma u shemb rreth orës 19:30 dhe janë shpëtuar të paktën 23 persona deri në orën 21:00. Nuk dihet ende arsyeja që ka rrëzuar hotelin gjigant.
"Isha në një karburant dhe dëgjova një zhurmë të madhe. Dola për të parë dhe gjithë godina po rrëzohej. I gjithë vendi ishte me tym dhe dëgjoheshin zhurmat e xhamave që thyheshin", tregon një dëshmitar.
Ndër të tjera shtoi se ishte aq i frikësuar sa i dridheshin këmbët e duart./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





